E KRYER/ Egnatia nis menjëherë nga puna për Europën, kampionët arrijnë marrëveshjen me sulmuesin që luan në Kosovë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2025 | 23:27

E KRYER/ Egnatia nis menjëherë nga puna për Europën, kampionët arrijnë marrëveshjen me sulmuesin që luan në Kosovë

Egnatia fitoi për herë të dytë radhazi titullin kampion të Superiores.

selmani

Duket se rrogozhinasit kanë nisur menjëherë nga puna për kupat e Europës teksa kanë arritur marrëveshjen me një lojtar. Dueli Sportiv bën me dije se kampionët e Shqipërisë do të firmosin me sulmuesin e Dritës, Kastriot Selmani.

Transferimi i tij ka qenë një kërkesë e drejtpërdrejtë e trajnerit Edlir Tetova, i cili e sheh Selmanin si një element kyç për ndërtimin e skuadrës për aventurën europiane dhe sezonin e ri.

Selmani do të jetë te Drita edhe për dy ndeshjet e fundit të kampionatit në Kosovë, përpara se t’i bashkohet zyrtarisht Egnatias.

PANORAMASPORT.AL