E konfirmon drejtori administrativ i FSHF-së: Do të vazhdojmë konsolidimin e Final Four

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2025 | 12:27

E konfirmon drejtori administrativ i FSHF-së: Do të vazhdojmë konsolidimin e Final Four

Federata Shqiptare e Futbollit ka mbajtur sot Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme. Aldi Topçiu, drejtori administrativ i FSHF-së ka konfirmuar se do të vazhdohet me konsolidimin e Final Four.

bandicam 2025-06-25 12-26-51-927

“Kampionati pati histori suksesi, vlen të tregohet, meriton gjithashtu që kjo strukturë të mbështetet dhe të përforcohet për vitin që vjen. Bashkë me ju kemi planifikuar një analizë të këtij sezoni. Do të vijojmë me ngulm lobimin me Qeverinë për ligjin e sponsorizimit.

Kemi besim se do na ndikojnë edhe në aspekt komerciale të garës sonë dhe do të vazhdojmë për konsolidimin e Final Four si produkt premium dhe si platformë forcimi sportive dhe komerciale”, u shpreh Aldi Topçiu.

PANORAMASPORT.AL