E BUJSHME/ Spikati tek Egnatia, Partizani pranë firmës me sulmuesin e kombëtares së…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2025 | 15:15

E BUJSHME/ Spikati tek Egnatia, Partizani pranë firmës me sulmuesin e kombëtares së…

Vusal Isgandarli me shumë gjasa do të jetë lojtar i Partizanit në sezonin e ardhshëm. Ish-sulmuesi i Egnatias është pranë akordit me klubin e kuq, që po kërkon të përforcohet në sulm.

Screenshot 2025-06-07 131047

Burime për “Panorama Sport” konfirmojnë se mbetet dëshira mes palëve për të konkretizuar lëvizjen. Sulmuesi i përfaqësueses së Azerbajxhanit spikati pikërisht tek Egnatia.

Rrogozhinasit e shitën kartonin e tij në janarin e vitit të kaluar te Boluspor. Isgandarli është përfolur edhe më parë për rikthimin në Superiore, por mbetet nën kontratë.

Të kuqtë vijojnë përgatitjet për Europën ku do të përfaqësojnë Shqipërinë në Ligën e Konferencës. Trajneri Gega aktualisht ka të konfirmuar afrimin e Xhuliano Skukës në skuadër.

-640-0-1736687827xisgandarlijpg-470

PANORAMASPORT.AL