Postuar: Nëntor 12, 2025 | 23:33
E BUJSHME/ Në Kosovë e bëjnë të kryer, Orges Shehi merr drejtimin e kryeqytetasve në Superiore
Orges Shehi do të largohet nga Ballkani, ndërsa është vetëm çështje kohe që të ndajë rrugët me klubin. Në Kosovë madje raportohet se do të marrë drejtimin e Partizanit, klub nga i cili u shkarkua në verën e vitit të kaluar.

Në anën tjetër, presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi është shprehur se “Nuk ka të vërtetë asgjë njëherë. Deri nesër nuk dihet çfarë bëjmë. Nuk ka ofruar dorëheqje”, tha numri 1 i Ballkanit për “IndeksOnline”.
Mbetet për t’u parë çfarë do ndodhë në vazhdim. Fakt është se Tirana dhe Teuta janë përfolur po ashtu si opsione të mundshme më parë, ndërsa drejtimin e tyre e kanë respektivisht Ardian Nuhiu dhe Enkelejd Dobi.
PANORAMASPORT.AL













