E BUJSHME/ Lideri i kryesuesve në llogaritë e Silvinjos, Kombëtarja e projekton për grumbullimin para Polonisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2026 | 18:09

E BUJSHME/ Lideri i kryesuesve në llogaritë e Silvinjos, Kombëtarja e projekton për grumbullimin para Polonisë

Elmando Gjini është pjesë e llogarive të trajnerit Silvinjos, para ndeshjes me Poloninë. Mbetet për t’u parë të shtunën nëse do të ketë ftesë zyrtare, apo mbrojtësi i Vllaznisë do qëndrojë në dispozicion te lista rezervë.

elmando gjini

23-vjeçari është shtyllë e Vllaznisë si i huazuar nga Ballkani. Objektiv është fitimi i titullit kampion, ndërsa kuqeblutë gëzojnë të drejtën e blerjes së kartonit në fund të sezonit.

Gjini ka luajtur edhe me moshat e Shqipërisë, deri me ekipin U-21. I lindur në Suedi, mbrojtësi rezulton huazimi i duhur në merkaton e verës së kaluar. Për të janë 30 paraqitje me ekipin shkodran, me një gol të shënuar dhe një asistim.

Sfida e fundit para grumbullimit me Kombëtaren është ajo ndaj Dinamos. Gjasat janë më pas që Gjini të vendoset në dispozicion të Silvinjos.

PANORAMASPORT.AL