E BUJSHME/ Dëmtimi i rëndë i titullarit, kryeqytetasit pranë rikthimit të Andi Hadrojt në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2026 | 22:57

E BUJSHME/ Dëmtimi i rëndë i titullarit, kryeqytetasit pranë rikthimit të Andi Hadrojt në Superiore

Andi Hadroj mund të rikthehet në Superiore, pikërisht te Dinamo. “Talentet Shqiptare” ka zbuluar prapaskenat me ish-mbrojtësin e Partizanit, që është pjesë e Polisia Zhitomir në Ukrainë.

hadroj

Bëhet fjalë për një huazim, duke qenë se titullari Bekim Maliqi mbylli sezonin për shkak dëmtimi. Gropa e lënë në krahun e djathtë të mbrojtjes kërkon zëvendësues dhe Ilir Daja e shikon Hadrojn si të duhurin.

Hadroj ndërkohë nuk ka pasur hapësira të shumta në Ukrainë. Zërat tregojnë se vetë e aprovon këtë lëvizje te kryeqytetasit, që do e rikthente në Superiore.

Këto ditë do të jenë vendimtare. Te Dinamo po punojnë që të afrojnë elementet e duhur, pasi objektivi parësor është titulli kampion.

PANORAMASPORT.AL