Dyrrotakët në aksion, nis sot Rrethi i 83-të Çiklistik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2026 | 10:58

Dyrrotakët në aksion, nis sot Rrethi i 83-të Çiklistik

Tashmë gjithçka është gati, sot do të ngrejë siparin Rrethi i 83-të Çiklistik i Shqipërisë, një prej evenimenteve më të vjetra sportive në vendin tonë. 18 skuadra dhe klube do të pedalojnë në pesë etapa për një total prej 771.2km.5Pas prezantimit të ekipeve, Rrethi Çiklistik do të nisë sot edicionin e 83-të, me startin në orën 12:00 nga Sheshi “Skënderbej” në Tiranë. Një garë e organizuar nga Federata Shqiptare e Çiklizmit, ndërsa për herë të parë është mbajtur në vitin 1925. Shqipëria futet me ambicie në këtë aktivitet, ndërsa fanelën e kuqezi do ta veshin Olsian Velia, Lukas Sulaj Kloppenborg, Gabriele De Fabritis, Valentino Kamberaj, Marolino Hoxha dhe Leo Piku, të drejtuar nga Mejdin Melhani.

Ndërkohë, presidenti i FSHÇ-së, Skënder Anxhaku, flet për rëndësinë e këtij aktiviteti, si në aspektin sportiv, gjithashtu edhe në atë të promovimit të vendit, duke e konsideruar si një reklamë të shkëlqyer për turizmin. “Rrethi Çiklistik mbledh rreth 20 skuadra elitare nga Ballkani dhe Europa, është një dëshmi konkrete e zhvillimit gradual të çiklizmit në Shqipëri. Rritja e standardeve organizative, pjesëmarrja ndërkombëtare dhe ekspozimi mediatik janë tregues se sporti po hyn në një fazë të re profesionalizmi.

Zhvillimi i çiklizmit lidhet drejtpërdrejt me promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik. Rrugët ku zhvillohet gara përshkojnë zona me bukuri të veçanta natyrore dhe kulturore, duke ofruar një vitrinë të hapur për publikun vendas dhe të huaj. Çiklizmi ka potencial të madh për të ndikuar në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.

Turi Çiklistik i Shqipërisë është një simbol i bashkimit të sportit me zhvillimin e vendit, kështu që i bëj thirrje publikut dhe institucioneve që të vazhdojnë ta mbështesin këtë traditë, e cila jo vetëm nxjerr në pah kampionët e së ardhmes, por edhe forcon identitetin sportiv dhe turistik të Shqipërisë”, deklaron ndër të tjera Anxhaku. Etapa e parë do të jetë TiranëReps-Lezhë (177.3 km), ndërsa ajo që pritet ta bëjë diferencën për sa u përket fituesve mbetet etapa malore e Vlorës, ndalesa e parafundit e kompeticionit.SDFG

PANORAMASPORT.AL