Dy ndeshje sa për dy vite, tani Tirana ia ka marrë dorën Partizanit në derbi
Tirana ka fituar përsëri një derbi me shifrat 3-0, të dytin radhazi. Një rezultat që nuk kishte ndodhur ndonjëherë më parë në sfida të njëpasnjëshme në historinë bardheblu, as në periudhën më të suksesshme në ndeshjet mes dy skuadrave të kryeqytetit.

Por ishte edhe një sinjal i qartë se tani derbi ka kaluar në kahun e bardhebluve. Këta të fundit kanë pasur vështirësi të mëdha të gjenin portën kundërshtare në ndeshjet ndaj Partizanit. Por gjithçka ka ndryshuar në dy ndeshjet e fundit. Dy fitoret kanë ardhur falë 6 golave, po aq sa ishin shënuar nga bardheblutë në 8 ndeshjet e mëparshme mes dy ekipeve.
Dhe tani pesha e derbit fillon të rëndojë më shumë mbi Partizanin që nuk e fiton një ndeshje të tillë që nga prilli i vitit 2024, pasi me duelin e humbur sot, shkon në 5 numri i ndeshjeve radhazi pa sukses përballë Tiranës.
PANORAMASPORT.AL













