Dy finale për fundvit, Bylisi ndjen zonën e “ftohtë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 18, 2025 | 23:25

Dy finale për fundvit, Bylisi ndjen zonën e “ftohtë”

Bylisi nisi këtë sezon një projekt të ri me Mirel Josën në krye të stolit dhe si duket, emërimi i tij ka dhënë frytet e punës. Ballshiotët kanë arritur të marrin pikë të konsiderueshme deri më tani dhe luftën duket se e kanë me Flamurtarin për t’iu larguar më shumë zonës së ftohtë, por edhe me Vorën për të zënë vendin e shtatë pasi diferenca e pikëve është shumë e ngushtë, sidomos me Vorën që renditet më sipër.

bylis

Këtë javë, ballshiotët kanë një ndeshje shumë të vështirë në shtëpi ndaj Elbasanit, por paraqitjet ndaj skuadrave të “mëdha”, kanë qenë mjaft të mira këtë sezon dhe mjafton të përmenden barazimet me Dinamon apo edhe në Shkodër me Vllazninë.

Pas Elbasanit, Bylisi ka një tjetër ndeshje delikate dhe përballë do të ketë Vorën, rival direkt për zonën në të cilën dy skuadrat ndodhen pasi aktualisht diferenca mes tyre është vetëm një pikë dhe natyrisht, ballshiotët bëjnë tifo për Dinamon këtë javë që pret Vorën e më pas, shpresojnë për një rezultat pozitiv që mund t’i ngjiste në tabelë.

PANORAMASPORT.AL