“Duhet ta pranojmë që kemi dobësi e probleme”, Gega shpërthen pas eliminimit të Partizanit ndaj lojtarit të tij: Nuk e di si ka ardhur këtu, nëse nuk ndjen fanellën…
Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, ka theksuar se eliminimi nga Kupa ishte pasojë e mungesës së përqendrimi të lojtarëve në momente të caktuara.

“Atanaskoski? Nuk është sekreti e çelësi i Partizanit. Jo se nuk bindi, nuk iu bind detyrave. Ai ka ardhur, nuk e di se si, puna e tij, është pjesë e ekipit, kërkohet disiplinë e sakrificë. Ti nuk mund të dalësh nga detyrat, unë mund të luaj edhe me 7. Me pak shans edhe mund t’ia dilnim. Ishim përgatitur për këtë punë, u fut një tjetër, më i freskët se Janjeva u dëmtua, futet e del se nuk është i duhuri. Nuk ka lidhje me ekipin, nuk ndjen atë lloj fanelle, tre minuta e del jashtë, jo ai po të gjithë.
Futbolli ka pengje sa të duash, si erdhi loja mund ta mbyllnim që në pjesën e parë. Egnatia është ekip i mirë, por ne kishim punuar që në momente të caktuara ti gjenim në befasi. Plus edhe golat, i pari është i pafalshëm, një numër i madh lojtarësh me portier e të dalë një person i lirë.
Goditjet standarte kishim një numër të madh lojtarësh që ka lartësinë, plus portierin e mendoj se është thjesht mungesë e vëmendjes të profesionistëve që kanë mundësi. Eleke për mua luajti shumë mirë, u konsumua shumë, ishte në majë dhe mundohej të bënte presion. Duke menduar që pas tre ditëve kemi Elbasanin, Janjeva e Mehmeti u dëmtuan, ata që futa i njihni, besoj se kanë pretendimet e tyre dhe mendova se do japin një shtysë tjetër. Në minutat e fundit, pas golit të dytë, nuk është se patëm logjikë të madhe, jo dëshpërim, por deshëm do bënim diçka që as e kishim punuar apo nga nevoja mos dalë diçka. Derisa erdhi goli i dytë, ndonëse isha në fokus te loja, pjesa më e madhe i kryen detyrat. Gjatë javës jam munduar t’i shpjegoj Saliu që me parametrat që ka, mund të bëhet lojtar shumë i mirë para mbrojtjes, jam shumë i lumtur që bëri hapin e parë. Humbja të dhemb por duhet të pranojmë që kemi dobësitë e problemet tona e kanë filluar. Është fundi e nuk ka shumë shpresë, dolëm nga Kupa e kemi ndeshje me Elbasanin.
Koten e kam gjetur në stol, për arsye të dëmtimit, por edhe për probleme të tjera që ka, në kuptimin e eksperiencës por edhe forcës. Shala ndoshta nuk ka gjendjen maksimale, por për aq minuta ka eksperiencën e duhur dhe godet portën, e vështirë t’i ndash. Kotë është pjesë e ekipit, e di shumë mirë se sa ka qenë kontributi i tij. Unë e vlerësoj, se e njoh shumë herët, por deri këtu, tani është ritëm tjetër. Secili nga ne duhet të forcohet që të mos kesh limite, se është e vështirë t’i gjesh me probleme. Shala është me eksperiencë, godet portën, mban presionin. Është problem i trajnerit që bën zgjedhjet. Por e para problemi nuk është aty, e para është mungesë vëmendje dhe e grupit, përfshirë edhe portierin, kjo është e gjitha.
Elbasani? Ndryshimi është se merren me golavarazh dhe ata luftojnë për barazim. Kjo humbje mbase ndikon por do bëjmë çmos të ringrihemi, koha është shumë e shkurtër. Lojtarët kanë bërë shumë ndeshje, shumë pak pushim dhe rikuperime, por nëse ata kuptojnë se kanë detyrim dhe duhet të sjellin diçka për Partizanin, për kujdesin atë që ka bërë klubi, janë të lirë të bëjnë maksimumin. Do mundohemi të nxjerrim një ndeshje më të mirë dhe realizojë këtë ndeshje, janë të gjitha të lidhura, asgjë nuk është e shkruar”, tha Gega për RTSH pas ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL













