Dueli me Elbasanin, Vrapi: Përballja që kërkon maksimumin, luajmë për fitore
Elbasani-Vora, ku vendasit e stadiumit janë “mysafirë”, është përballja e tretë mes tyre në 25 javë kampionati në të cilin kërkohet diferenca mes tyre, duke qenë se në dy takimet e para skuadra janë ndarë me nga një fitore. Por as 16 pikë diferencë mes tyre, nuk përbëjnë ndonjë hendek të nivelit të këtyre dy skuadrave për t’u treguar në fushë si të barabarta.

JURGEN VRAPI – Për futbollistin 27-vjeçar kryeqytetas, që ka lënë pas 100 ndeshje me fanellën e Vorës, gjithnjë e më shumë p[o bëhet më i dashuri për këtë ekip. Pas asaj ceremonie para fillimit të ndeshjes me Egnatian, ku Vrapi u paraqit me fanellës e Vorës, që tregonte numrin 100 të ndeshjeve, këtë sezon ai luan të katërtin për blutë vorakë që kur erdhi nga skuadra shijakase që në atë ishte në superiore e Vora në kategorinë e dytë. Ai jo vetëm që nuk u dekurajua për këtë zbritje nivelesh, por projekti afat gjatë i Vorës në atë periudhë e bindi këtë futbollist për të qenë pjesë e saj duke u shpallu dy herë kampionë në nivelet e ulëta të kategorisë së parë e të dytë.
Përballja me Elbasanin, për Vrapin është një duel, që ndryshon shumë nga ato duelet e kategorisë së parë, pasi Vrapi është lojtari që ka luajtur më shumë ndeshje kundër Elbasanit që për të është përballja e gjashtë ndaj tyre dhe sipas tij parashikohet të jetë mjaft i luftuar nga të dyja skuadrat, sepse edhe vetë kundërshtari e ka të nevojshme marrjen e pikëve. “Do të jetë një ndeshje e bukur, një përballje që kërkojnë maksimumin e ndeshjes. Për mua vetëm zemra dhe sakrificat për Vorën, më shtyjnë, që të mobilizohem edhe më shumë. Nëse do ta kalojmë me sukses këtë ndeshje, do të bëjmë një hap shumë të mirë lidhur me objektivat dhe qëllimet e klubit, që janë vetën një, sigurimi i një bilete të dytë në superiore.
Kjo ndeshje është një shpresë për ne e aq më shumë e luajmë në fushën tonë. E kam cilësuar gjithmonë duhet ta shfrytëzojmë në maksimum këtë faktor dhe çfarë është e vërteta ja kemi dalë deri tani me sukses. Ju siguroj edhe një herë se Vora mbijeton dhe sezonin e ardhshëm do të jemi sërish këtu, por tashmë me një përvojë shumë herë më të madhe, të fituar nga lojtarë përvoje, që kemi në grupin tonë të skuadrës”, ka përfunduar mbrojtësi i linjës së majtë të Vorës, që ka luajtur 22 ndeshje kampionati dhe ka dhënë dy asist, Jurgen Vrapi
A. DUSHKU-PANORAMASPORT.AL













