Postuar: Gusht 8, 2025 | 17:59
Duel i luftuar në Ligën e Konferencës, Juxhin Xhaja caktohet nga UEFA bashkë me Emanuela Rustën
Një grup gjyqtarësh të kampionatit tonë do të drejtojnë një ndeshje të turit të tretë të Ligës së Konferencës në javën e ardhshme. UEFA ka caktuar këtë radhë Juxhin Xhajën në një ndeshje mjaft delikate në Austri.

Austria e Vjenës pret të enjten Ostravën e Çekisë, në një sfidë ku kualifikimi është i hapur pas fitores 4-3 të çekëve në ndeshjen e parë. Xhaja do të jetë kryesor në këtë duel ndërsa do të ketë asistentë Arbër Zallën dhe Emigers Gançin. Ndërsa gjyqtare e katërt për këtë ndeshje është caktuar Emanuela Rusta.
Sa i përket VAR-it, aty do të jetë Kreshnik Bajramaj si kryesor, me Olsion Yzeirajn si asistent të tij për këtë sfidë mjaft delikate për vijimësinë në turne të dy skuadrave.
PANORAMASPORT.AL













