Drejtori Zenelaj: Egnatia do ribëhet, drejt titullit duke u ringritur nga e para

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2026 | 12:16

Drejtori Zenelaj: Egnatia do ribëhet, drejt titullit duke u ringritur nga e para

Egnatia nuk arriti të rikthejë trofeun e Kupës së Shqipërisë në Rrogozhinë. Ashtu si një vit më parë, ishin sërish dinamovitët ata që i rrëmbyen trofeun kampionëve në fuqi.zenelaj

Një humbje që padyshim “djeg” në kampin rrogozhinas, pasi skuadra e drejtuar nga Nevil Dede shkoi deri në finale dhe pranë fitimit të këtij trofeu, i cili do të shërbente si një ngushëllim i rëndësishëm edhe në rast se në fund nuk do të arrinin të mbronin titullin kampion.

Megjithatë, sezoni nuk ka përfunduar ende për Egnatian. Kampionët në fuqi kanë ende mundësinë të shpëtojnë sezonin dhe të shkruajnë historinë, duke fituar për të tretin vit radhazi titullin kampion. Tashmë të gjitha energjitë dhe përqendrimi i skuadrës janë zhvendosur te faza “Final 4”, aty ku rrogozhinasit vazhdojnë të kenë shanse reale për të ruajtur fronin e futbollit shqiptar.

SHANSI I FUNDIT – Kalendari i ka vendosur menjëherë përballë një prej rivalëve më të vështirë të këtij sezoni, Elbasanin. Një kundërshtar që Egnatia nuk ka mundur ta mposhtë në asnjë prej përballjeve të këtij edicioni. Madje, edhe pse i eliminuan verdheblutë nga Kupa e Shqipërisë, kjo erdhi pas dy barazimeve dhe triumfi t nga pika e bardhë e penalltive. Por tani historia është krejt tjetër.

Në formatin “Final 4” nuk ka më vend për llogari apo gabime. Egnatias i bën punë vetëm fi torja për të mbajtur gjallë ëndrrën e titullit. Çdo rezultat tjetër do t’i zbehte ndjeshëm shanset për të mbrojtur kurorën. Me pak fjalë, Nevil Dede dhe të tijtë luajnë shansin e fundit. Nëse duan të vazhdojnë të besojnë te titulli, duhet të fi tojnë. Presioni është maksimal, por edhe motivimi mbetet i jashtëzakonshëm për një skuadër që ka treguar në dy sezonet e fundit se di të triumfojë në momentet vendimtare.

DREJTORI – Pas humbjes në finalen e Kupës kundër Dinamos, ka reaguar edhe drejtori sportiv i Egnatias, Klejdi Zenelaj. Përmes rrjeteve sociale, Zenelaj publikoi një video me një skenë të njohur nga filmi “Batman Begins”. Në skenën e publikuar shtrohet pyetja: “Çfarë do të bësh?”, ndërsa përgjigjja është po aq domethënëse: “Do ta rindërtoj. Ashtu siç ishte, tullë për tullë”. Një mesazh i qartë dhe i koduar për skuadrën dhe tifozët. Egnatia mund të ketë humbur Kupën, por jo ambicien. Në Rrogozhinë askush nuk mendon të dorëzohet. Përkundrazi, klubi është i vendosur të luftojë deri në fund për objektivin më të madh: fi timin e titullit kampion për të tretin sezon radhazi.

Aktualisht, Elbasani dhe Vllaznia kanë tre pikë më shumë, çka e bën misionin e Egnatias edhe më të vështirë. Megjithatë, matematikisht gjithçka mbetet e hapur. Për të ruajtur titullin në shtëpi, rrogozhinasit duhet praktikisht të sigurojnë nëntë pikë të plota dhe të mos lënë asgjë në dorë të rivalëve. Kupa mbeti peng, por sezoni ende mund të mbyllet me festë. Dhe mesazhi që vjen nga drejtuesit është i qartë: Egnatia do ta rindërtojë ëndrrën, tullë për tullë.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL