“Dominuam nga fillimi në fund”, Martini pas disfatës në Ballsh: Na mungoi vetëm të çonim topin në rrjetë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2026 | 15:54

“Dominuam nga fillimi në fund”, Martini pas disfatës në Ballsh: Na mungoi vetëm të çonim topin në rrjetë

Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, ishte i zhgënjyer nga humbja ndaj Bylisit, pasi sipas tij, erdhi pas një ndeshje që shkodranët e kishin dominuar.

bandicam 2026-02-21 15-46-00-155

“Kjo është një ndeshje e humbur, tre pikë të lëna, pavarësisht se ne kishim shumë raste për shënim. Bylisi na erdhi pak herë në portën tonë, bëri një gjuajtje e bëri gol. Shpërdoruam raste në pjesën e parë e të dytën, e dominuam, po këto i ka futbolli. Pohls e nxorëm ne përpara, duhej të ishim të përgjegjshëm se Murataj nuk duhet të gjuajë në portë me ekipin të gjithë përpara dhe pësuam.

Në pjesën e parë, po ta keni parë, Mala doli shumë herë e gjuajti në portë në kufijtë e zonës apo brenda saj. Kishim raste, ishin rastet me të, por ishim gati të sulmonim nga e djathta për të mbyllur aksionet. Luajtëm 4-3-3 në pjesën e parë, gjë që e kemi bërë pak herë më parë. Por kishim rastet tona. Mungesa e Balajt na bëri ta bënim, por edhe në pjesën e parë ishim superiorë, kishim shumë raste shënimi. Por edhe portieri i tyre ishte në formën më të mirë dhe bravo i qoftë.

Shpenzoi shumë energji Mala duke u  kthyer mbrapa, nuk është se donim ta bënim një gjë të tillë, ai nga qendra duhej shumë herë të kthehej e bëhej i pesti se numri 77 i Bylisit krijonte probleme, ishte mjaft i mirë. E kthyem në rreshtim tjetër, kemi luajtur në mënyra të ndryshme, por mendoj se ajo që çaloi sot ishte futja e topit në rrjetë, shpenzuam shumë raste dhe kjo të vjen keq”, tha Martini për RTSh pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL