“Do të drejtoj një ekip në Superiore”, Oltijon Kërnaja zbulon planet për të ardhmen: Kemi vuajtur shumë…
Ish-trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja, me shumë gjasa do të vijojë të drejtojë në elitën e futbollit shqiptarë. Kjo gjë u pohua nga vetë ai në një intervistë për emisionin “Sport Focus”. Teksa zbuloi planet për të ardhmen, Kërnaja ndër të tjera deklaroi:

“Falë Zotit kam 14 vite karrierë, kemi drejtuar disa ekipe, nga veriu në jug, jemi në pritje, të shikojmë si do të shkojë fundjava e ardhshme, besoj do të jemi me ndonjë lajm.
Kemi vuajtur shumë për t’u ngitur dhe nuk dua që të zbresim edhe njëherë poshtë kështu që presim për lart.
Do qëndrojmë në Superiore. E thashë kemi vuajtur gjithë stafi, kemi vuajtur shumë në ekipet e vogla, me gjithë respektin për këto ekipe. Në çdo ekip që kemi shkuar kemi bërë të njëjtën punë. Jemi munduar të japim maksimumin. Superiorja është diçka tjetër, kërkojmë të qëndrojmë atje. Jemi në pritje”, deklaroi Kërnaja.
PANORAMASPORT.AL













