Postuar: Janar 16, 2026 | 14:34
“Do e marrë personale”, lideri i rivalëve të kryeqytetit për trajnerin e Tiranës: Flet shumë, por nuk ka vepra
Bruno Dita është shfaqur së fundmi para kamerave, pikërisht për një “podcast” ku ka folur më tepër për veten. Te një prej pyetjeve, kapitenit të Dinamos iu kërkua të zgjedhë një trajner në Shqipëri që flet shumë, por nuk ka vepra në fushë.

Trajneri sipas Brunos, që flet shumë, por nuk ka vepra në fushë? “Nuk e di. Do e marrë personale ai tjetri”, shprehet fillimisht Dita për “Top Cast”.
Më pas shkurtimisht thotë pasi u shty për një emër: “Ardian Nuhiju. I duhet kohë”.
Kujtojmë se Dita luajti 17 ndeshje, kur Shkëndijën e drejtonte pikërisht trajneri aktual i Tiranës. Gjatë asaj kohe, Dita provoi tre gola, një asist, por edhe kartonin e kuq.
PANORAMASPORT.AL













