Disiplina masakroi Egnatian, drejtori Zenelaj reagon si gjithmonë: E keqja do hajë kokën e vet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2026 | 20:24

Disiplina masakroi Egnatian, drejtori Zenelaj reagon si gjithmonë: E keqja do hajë kokën e vet

Klejdi Zenelaj ka reaguar për herë të parë përmes rrjeteve sociale, pas dënimeve për Egnatian nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF. Si gjithmonë, drejtori sportiv i rrogozhinasve ka zgjedhur fragment nga një film shqiptar.

Screenshot 2026-03-18 203016

Disiplina vendosi pezullimin e trajnerit Edlir Tetova për 6 muaj, pasi tërhoqi Egnatian për disa minuta në ndeshjen me Vllazninë. Zenelaj dhe pjesa tjetër e stafit u dënuan me nga 5 ndeshje, duke bërë që Egnatia të mbetet pa stol që nga ndeshja me Elbasanin.

Dialogu nga filmi:

“E keqja do ta bëjë të sajën, por kokën e vet do të hajë”.

-“Nuk qenkan punët mirë”.

“Mos u mërzit! Sa të ketë frymën njeriu, ka edhe shpresën”.

Postimi: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL