Dinamo i jep fund pushimeve, nisin përgatitjet te blutë e Ilir Dajës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2025 | 23:01

Dinamo i jep fund pushimeve, nisin përgatitjet te blutë e Ilir Dajës

Ndeshjet e Kombëtares i kanë dhënë mundësi Dinamos që të marrë disa ditë pushim, pasi këtë muaj ka pasur një kalendar të ngjeshur.

dinamo

Veç ndeshjeve të planifikuara sipas kalendarit, Dinamo ka luajtur edhe ndeshjen e prapambetur ndaj Teutës, ndërkohë që skuadra ka pushuar 3 ditë. Ditën e sotme, ekipi do të rikthehet në stërvitje, por me mungesa të rëndësishme.

Naser Aliji është grumbulluar nga Shqipëria, teksa Bjorni Duka do të jetë me Shqipërinë U19. I grumbulluar nga Kosova U21, është edhe Hekuran Berisha, duke e çuar në 3 numrin e mungesave për skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja. Ndeshjen e radhës, “nëndetësja” e luan ndaj Egnatias në Rrogozhinë.

PANORAMASPORT.AL