Dinamo e “blinduar” për Europën, edhe dy goditje të tjera në merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2025 | 15:11

Dinamo e “blinduar” për Europën, edhe dy goditje të tjera në merkato

Përveçse ka vendosur të mos shesë asnjë futbollist pa u luajtur ndeshjet e Ligës së Konferencës, Dinamo po punon me mjaft intensitet për të përforcuar ekipin me lojtarë të rinj.

Dinamo festa

Pak ditë më parë njoftuan mbylljen e marrëveshjen me Ysni Ismailin, i ardhur nga klubi i Vorës, teksa së fundmi mësohet se blutë janë pranë transferimit të një tjetër lojtari shumë të talentuar.

Gazeta mëson se bëhet fjalë për Drilon Islamin, i cili në sezonin e fundit ishte pjesë e Prishtinës në Superligën e Kosovës. Madje, 24-vjeçari ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te bardheblutë e kryeqytetit. Palët janë në negociata dhe gjithçka duket në rrugë të mbarë.

PANORAMASPORT.AL