Dinamo dhe më pas Tirana/ “Elbasan Arena” do të presë 2 ndeshje brenda 24 orëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2025 | 23:25

Dinamo dhe më pas Tirana/ “Elbasan Arena” do të presë 2 ndeshje brenda 24 orëve

Tirana do të luajë ditën e diel në Elbasan ndeshjen me Skënderbeun, një sfidë ku kërkohet fitorja e katërt në kampionat. Bardheblutë kanë fituar vetëm me Bylisin dy sfida dhe një herë me Skënderbeun. Nga 24 ndeshje kanë 3 fitore, 14 barazime dhe 7 humbje, një situatë që është delikate për bardheblutë.

elbasan-arena

E veçanta e kësaj sfide është se ajo luhet pas ndeshjes së ditës së shtunë mes Dinamos dhe Vllaznisë që do të zhvillohet po në “Elbasan Arena”, pra 24 orë më parë. Tirana, ashtu si çdo skuadër tjetër në Superiore ka edhe 270 minuta lojë për të mbyllur fazën e tretë.

Do të presin Skënderbeun, udhëtojnë në Durrës dhe më pas derbi me Dinamon. Duke përjashtuar derbin që ka tri rezultatet, Tirana ka detyrë për të mundur si korçarët dhe Teutën.

Për bardheblutë janë 180 minuta vendimtare, që përkthehen në 6 pikë. Nëse këto pikë nuk merren, atëherë Tirana kandidohet seriozisht në zonën e ftohtë të fundtabelës dhe rrezikon rënien nga kategoria.

PANORAMASPORT.AL