Dilema pafund, Kërnaja duhet të eksperimentojë te Partizani. Dobi me grupin gati te Teuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2025 | 11:51

Dilema pafund, Kërnaja duhet të eksperimentojë te Partizani. Dobi me grupin gati te Teuta

Partizani përballë Teutës do të jetë në një nga momentet e vështira. Jo vetëm pasi fitorja mungon prej tri ndeshjesh, por edhe për shkak të situatës së krijuar nga dëmtimet. Xhuliano Skuka, Marçelino Preka dhe Albion Marku u dëmtuan në takimin e fundit ndaj Vorës dhe rikuperimi ishte i pamundur. Oltijon Kërnaja duhet të vendosë për formacionin, që do të rikthejë të kuqtë te 3 pikët që po kthehen në jetike.

teuta partizani

PORTA- Partizani ka një garanci dhe aktualisht bëhet fjalë për Pano Qirkon në portë. Gardiani i “demave” numëron shtatë paraqitje në total për këtë kampionat ku pesë herë është mbajtur porta e paprekur. Qirko ka pësuar një gol ndaj Tiranës dhe dy përballë Dinamos në derbi. Aktualisht pozita e tij në portë nuk shfaqet e lëkundur, edhe pse si alternativë në stol qëndron i gatshëm kapiteni Alban Hoxha.

MBROJTJA- Partizani ka probleme pikërisht në mbrojtje ku mungesa e Markut, Prekës dhe Sembenes bën që të nevojitet improvizim. Nëse nuk kalohet në një mbrojtje me tre ku të vendosen Bytyçi, Janjeva dhe Atanaskoski, atëherë do të ketë eksperiment ose risi. Mehmeti, që ka provuar edhe më parë të luajë në qendër, do të vendosej krah Bytyçit. Në anën tjetër edhe Janjeva që është qendërmbrojtës do të duhet të aktivizohet në krahun e djathtë duke marrë vendin e Marku. Kjo pasi Karlos Martinez akoma nuk është gati. Për pjesën tjetër të formacionit mund të ketë dilema, megjithatë mbetet më e lehtë për të vendosur.

REPARTI OFENSIV- Partizani funksionoi në minutat e fundit ndaj Vorës, pas aktivizimit të Hjumen dhe Garsias. Bashkë morën vendin e Kotes dhe Isgandarlit, që gjithsesi me shumë gjasa do të jenë sërish titullar. Thuajse të sigurt e kanë vendin e tyre në mesfushë Doumbia dhe Ismaili. Më tej, në majën e sulmit, në rast se nuk ka surpriza do startojë Rrok Toma. Ky i fundit është ish-lojtar i Teutës bashkë me Qirkon. Kërnaja ka treguar se preferon ndryshimin e skemave, në varësi të ndeshjeve dhe situata. Kështu nuk do të jetë çudi nëse ekipi rreshtohet 4-1-4-1, një skemë e cila u preferua përballë Egnatias.

Screenshot 2025-11-09 114846

Lajmi më i mirë te Teuta vijon të jetë gjendja e shëndetit të lojtarëve. Në ekipin e trajnerit Enkeleid Dobi, përveç Gomesh që tashmë po vijon rikuperimin dhe Vidal që është në mëdyshje, pasi një problemi në kofshë, pjesa tjetër e grupit është e plotë, gjë që shton optimizmin për sfidën e sotme. Po kështu, Albi Doka është operuar në ligamentin krociat të gjurit.

Screenshot 2025-11-09 114956

PANORAMASPORT.AL