Dhuna dhe incidentet në derbin Tirana-Partizani, Policia arreston tre tifozë me akuza të ndryshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2026 | 15:28

Dhuna dhe incidentet në derbin Tirana-Partizani, Policia arreston tre tifozë me akuza të ndryshme

Derbi Tirana-Partizani, që u fitua 2 me 1 nga bardheblutë, nuk kaloi pa incidente. Në “Air Albania” pati edhe gushta, që sollën ndërprerjen e sfidës. Po ashtu nuk munguan as lëndët piroteknike dhe dëmet mateteriale. Për këtë, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, arrestoi tre shtetas.

Screenshot 2026-04-27 152825

J. L, 23 vjeç, dyshohet se goditi një punonjës të sigurisë. K. A, 22 vjeç, dyshohet se hodhi lëndë piroteknike. G. C, 18 vjeç, dyshohet se ka thyer stola.

Njoftimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit:

-J. L., 23 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur punonjësit e sigurisë, gjatë ndeshjes së futbollit “Tirana–Partizani”;

-K. A., 22 vjeç, pasi dyshohet se ka hedhur lëndë piroteknike gjatë ndeshjes së futbollit “Tirana–Partizani”;

-G. C., 18 vjeç, pasi dyshohet se ka thyer stola, në tribunat e stadiumit, gjatë ndeshjes së futbollit “Tirana–Partizani”.

PANORAMASPORT.AL