“Dhimbje koke” për Devollin, dy titullarë humbasin sfidën e Teutës ndaj Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2025 | 20:12

“Dhimbje koke” për Devollin, dy titullarë humbasin sfidën e Teutës ndaj Laçit

Trajneri Bledar Devolli ka humbur dy lojtarë titullarë për ndeshjen e radhës me Laçin, që të dy në repartin e mbrojtjes. Kapiteni Blerim Kotobelli ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë në ndeshjen me Dinamon dhe është i skualifikuar.

TEUTA

Tjetër mungesë e sigurt është ajo e Vasilis Zogos, i cili la fushën pas 6 minutash lojë për shkak dëmtimi. Lojtari doli duke çaluar dhe dyshohet se dëmtimi në gju është serioz, kështu që edhe koha e rikuperimit pritet të jetë e gjatë. Pas kontrolleve të specializuara mjekësore, do të mësohet me detaje për situatën e mbrojtësit të ardhur në merkaton e janarit.

Këto dy mungesa e bëjnë me dhimbje koke trajnerin Devolli para një transferte mjaft të vështirë. Në ndeshjen me Dinamon mungoi edhe mesfushori Mingos për shkak të një gjendjeje virale.

PANORAMASPORT.AL