Detyra e vështirë e Tiranës, ka tri vite pa fitore në Durrës
Tirana ditën e shtunë ka një detyrë të vështirë. Të thyejë një nga tabutë e shumta në këto dy vitet e fundit. Bardheblutë, prej shumë vitesh nuk fitojnë në Durrës. Asokohe vendosnin dy golat e Taulant Seferit.

Më saktë, skuadra e Shkëmbit nuk shijon tri pikë në “Niko Dovana”, prej 2 marsit 2022. Pak a shumë rreth 3 vite pa mundur Teutën në shtëpinë e saj. Durrsakët gjithmonë u kanë hapur punë bardhebluve. Nga fitorja e fundit e Tiranës në Durrës, në aksin kryeqytet-bregdet janë luajtur 14 takime për Kategorinë Superiore. Në pesë raste ka fituar Teuta, gjashtë ndeshje janë mbyllur barazim, ndërsa vetëm tri herë ka triumfuar Tirana.
Për statistikë në ndeshjen e fundit mes Tiranës dhe Teutës të luajtur në “Arena Kombëtare” në 9 dhjetor 2024, ekipi kryeqytetas regjistroi barazimin e 12-të të këtij sezoni, në vetëm 17 ndeshje të luajtura.
Si atëherë edhe tani, përballë është Teuta, një kundërshtar direkt me të cilin bardheblutë luftojnë për t’iu larguar zonës së ftohtë e për të synuar katërshen e parë, por me atë që shfaqen në fushë, të dy skuadrat duken shumë larg këtyre pretendimeve.
PANORAMASPORT.AL













