Dëmtimi në miqësoren ndaj Bylisit, tremb talenti i Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2025 | 20:49

Dëmtimi në miqësoren ndaj Bylisit, tremb talenti i Partizanit

Elson Himallari ishte shqetësimi i vetëm i Partizanit, në miqësoren me Bylisin. Sulmuesi 16-vjeçar la fushën e lojës në minutën e 70-të duke reklamuar një dëmtim. Dhe pse doli nga fusha e blertë me këmbët e tij, u dallua teksa çalonte. Himallari dha impaktin e tij në lojë, për aq minuta sa luajti. Madje rasti më i rrezikshëm u krijua pas një pasimi të tij për Diego Kontreras.

Himallari

Ky i fundit nuk ia doli të godiste në momentin e fundit dhe pse u shkëput mirë e po dilte përballë portierit kundërshtar. Himallari kishte asistuar ndërkohë në miqësoren e kaluar me Kukësin, atë që rezultoi goli i vetëm i sfidës dhe u shënua nga Besar Gudjufi. Milinkoviç e aktivizoi me grupin e pjesës së dytë.

PANORAMASPORT.AL