Dëmtimet te Partizani/ Mesfushori me traumë, 2 vuajnë nga ligamentet
Te Partizani vijojnë të vuajnë numrin e lartë të futbollistëve me probleme fizike teksa organikës i mungojnë disa nga elementët më të rëndësishëm.
Kjo temë u prek edhe në konferencën për shtyp të teknikut Oltijon Kërnaja para ndeshjes me Vllazninë. Trajneri i të kuqve, hodhi poshtë aludimet se disa prej mungesave në organikën e skuadrës vijnë si pasojë e fatit të keq apo prej ngarkesës së lartë në stërvitje apo prej ndeshjeve në impiantin me bar artificial, duke i lidhur ato me mungesën e fatit. Kujtojmë se për momentin te Partizani nuk janë të disponueshëm Arafat Dumbia që ka thyer kockën e kaviljes.
Një dëmtim ky i pësuar në ndeshjen derbi ndaj Tiranës në “Air Albania”, ndërkohë të pafat ishin edhe Mateo Çipi e Albion Marku që këputën ligamentin respektivisht në Vlorë ndaj Flamurtarit dhe Rrogozhinë ndaj Egnatias.
Ndërkohë, Albers Keko që pati po ashtu probleme me ligamentin është drejt rikthimit teksa po merr pak nga pak ngarkesën e duhur në seancat stërvitore teksa jashtë mbetet edhe Marçelino Preka që prej kohësh vuan një dëmtim dhe mungon prej nëntorit. Mbrojtësi ishte pranë rikthimit madje ishte në stol në sfidën kundër Dinamos në dhjetor, por shqetësimet nuk po e lënë të qetë.
PANORAMASPORT.AL













