Dëmtimet te Partizani/ Asnjë problem për Qakën, Preka i bashkohet grupit
Pas triumfit në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë ndaj Elbasanit në transfertë me rezultatin 0-1, Partizani ka kaluar tashmë vëmendjen nga derbi i kryeqytetit përballë Tiranës të dielën në orën 16:30 në “Air Albania”.
Trajneri Oltijon Kërnaja do të ketë në dispozicion grupin e plotë të futbollistëve me përjashtim të Dumbia, Nondi e Keko që vijohen të stërviten individualisht. Sakaq, me pjesën tjetër të grupit është bashkuar Marcelino Preka që pritet të jetë në stol për sfidën me bardheblutë duke u rikthyer pas një kalvari të gjatë problemesh fizike.
Sakaq, nuk ka asnjë problem për Kamer Qakën që mori një goditje në ndeshjen me Elbasanin do të jetë po ashtu gati për derbin e kryeqytetit.
PANORAMASPORT.AL













