Dekoratë mirënjohje për presidentin e Partizanit, Hashim Thaçi nderon Demin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2019 | 14:52

Dekoratë mirënjohje për presidentin e Partizanit, Hashim Thaçi nderon Demin

Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi është dekoruar me “Urdhrin e Pavarësisë”, nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

62443471_1082832135244515_6016289144836194304_n

Motivacioni i kësaj dekorate është kontributi, që Demi ka dhënë për Pavarësinë e Kosovës. Ai ka qenë i ftuar special i Z.Thaçit, ku ai e ka dekoruar me “Medaljen” përkatëse, me rastin e 20-vjetorit të Çlirimit të Kosovës.

Kjo është dekorata më e lartë presidenciale që dorëzohet në Kosovë.

Postimi i plotë:

PRESIDENTI GAZMENT DEMI DEKOROHET ME “URDHRIN E PAVARËSISË” NGA PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS HASHIM THAÇI!!!

Me motivacionin “Për kontributin e dhënë për Pavarësinë e Kosovës”, Presidenti i FK Partizanit, ka qënë sot i ftuari special i Presidentit të Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi, i cili i ka akorduar “Medaljen” përkatëse dhe “Urdhrin e Pavarësisë”. Kjo është dekorata më e lartë presidenciale që dorëzohet në Republikën e Kosovës. Familja e FK Partizanit ndihet krenare dhe uron Presidentin Demi për këtë vlerësim të çmuar dhe kuptimplotë…

demi

 

12

/PANORAMASPORT.AL/