Dede me dilema për krahun e djathtë, synohen edhe 2-3 përforcime brenda janarit
Ballshiotët janë të fokusuar te Tirana, ndërsa kur na ndajnë edhe dy ditë nga sfida me bardheblutë, trajneri Nevil Dede dhe stafi i tij janë duke ideuar për 11-shen që do të hedhin në fushë. Luhet një duel shtëpie dhe synimi është një dhe i qartë.
Duhen 3-pikët ndaj kryeqytetasve, sepse kështu mallakastriotët konsolidojnë edhe më pozitat në renditjen që sa vjen e bëhet edhe më e ngjeshur, por edhe interesante.
Të gjithë janë në formë dhe konkurrenca si për një vend titullari, ashtu edhe për në 20- she tashmë është e madhe në Mallakastër.
Me mungesën e Markut, duket se nga sa është parë në seancat e fundit stërvitje ka marrë zgjidhje edhe linja, ndonëse 19-vjeçari lezhjan ka qenë nga lojtarët më në formë në Ballsh. Eduard Mahmuti që luan djathtas dhe që ka bërë mirë javët e fundit ose dhe Laert Papa është rikthyer nga dëmtimi. Pa harruar edhe Kamaranë, që mund t’i besohet fasha e djathtë në këtë duel. Gjithsesi, gjithçka duket enigmë dhe mund të zbulohet sot ose nesër, ndërsa alternativat japin siguri në Ballsh.
MERKATO – Tashmë që merkato është në kulmin e vet dhe në Ballsh kanë afruar dy përforcime, siç janë Ilieski e Çejku, duket se jo gjithçka do të mbetet me kaq, pasi synohen edhe 2-3 përforcime të tjera. Negociata ka pasur edhe për mesfushorë, apo dhe sulmues, ndërsa mallakastriotët kanë si qëllim që të ndërtojnë një ekip shumë më cilësor në këtë pjesë të mbetur të garës, duke qenë se baza është dhe lojtarët po bëjnë më të mirën e tyre.
Nga ajo që është vënë re në sfidat zyrtare të vitit 2015, Bylisi është shfaqur një skuadër edhe më e kompletuat, por edhe më kërkuese në rezultat, nëpërmjet një loje qe ka ardhur në rritje. Fakti që ballshiotët po luftojnë në dy frontet aktualisht, kampionat dhe kupë ka bërë që presidenca të vijojë afrimet në mënyrë që stafit dhe skuadrës të mos i mungojë asgjë në ndeshjet e radhës.
SITUATA – Adrenalina në Ballsh është rritur dhe të gjithë mendojnë se skuadra do t’ia dalë mbanë edhe ndaj Tiranës. Pritet që të shtunën në “Adush Muçaj”, të ketë një numër të madh sportdashësish vendas dhe mbështetja të mos mungojë për ishujt e tyre në këtë duel shtëpie mjaft interesant.
ERJON SALIU – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"