Daliç me tone të ashpra kundër politikës: Nuk u japim dorën, shpërblimi do të shkoj për fëmijët
Kroacia ka shkruajtur një “përallë” në Rusi duke shkuar deri në finale të kompedicionit. Gjithë sytë e botës ishin nga ballkanasit në finale, që ishtë një suprizë e bukur, megjithëse nuk arritën ta sillnin në shtëpi trofeun. Kombëtarja kroate ka vendosur të dhurojë të gjitha të ardhurat e Botërorit për fondacionet për fëmijët.

Rreth 24 milionë eurot e grumbulluara do të shkojnë për financim të pushimeve për familjet që nuk kanë mundësi ekonomike. Daliç ka folur me tone të ashpra për sa i përket politikanëve që e kanë lënë Kroacinë në atë gjëndje. “Kjo gjeneratë ka treguar se një grup lojtarësh të mëdhenj mund të arrijë majat, pavarësisht kombësisë, buxhetit, apo rëndësisë së stadiumit. I shkruaj këto rreshta, për shkak të situatës së vështirë në Kroaci. Kroacia është vendi më i varfër i Bashkimit Europian, i qeverisur nga ajo që është konsideruar një organizatë kriminale.

Kroacia është një vend, nga ku miliona persona kanë ikur në 20 vitet e fundit. Sot në Kroaci pensionistët nuk plotësojnë dot nevojat bazë, të rinjtë nuk arrijnë të arsimohen, shëndeti është i rrezikuar dhe drejtuesit e institucioneve janë të korruptuar. U kërkoj politikanëve dhe të gjithë përfaqësuesve të tjerë që e kanë katandisur popullin tim kështu, duke e zhytur në varfëri dhe dëshpërim, të largohen nga Kombëtarja e Kroacisë. Nuk jeni të mirëpritur në dhomat tona të zhveshjes. Nuk duam t’u shtrëngojmë dorën dhe të bëjmë foto me ju!

Ju e keni bërë Kroacinë kështu. Kemi fëmijë në Kroaci që nuk e kanë parë kurrë detin me sy, edhe pse vendi ynë ka vijën më të gjatë bregdetare. Kemi fëmijë që shkojnë në shtrat të uritur, sepse prindërit e tyre janë pa punë. Nuk kanë çfarë t’u japin për të ngrënë. Personat që kanë sjellë këtë gjendje, nuk janë të mirëpritur. Respektoni vendimin tonë. Mos vishni fanellën e Kombëtares për të promovuar suksesin tuaj, sepse do të minonit vlerën e punës tonë.

Pjesëtarët e Kombëtares së futbollit janë me popullin kroat dhe do të bëjnë gjithçka për ta ndihmuar atë, përtej fitoreve në Botëror. Të gjithë fëmijët kroatë do të kenë mundësinë të pushojnë të paktën për shtatë ditë në bregdetin kroat. Është minimumi që mund të bëjmë për më të varfrit”, – ka thënë trajneri Daliç nëpërmjet një letre













