Daliç lë mënjanë modestinë: Jam trajneri i dytë më i mirë në botë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2018 | 18:09

Daliç lë mënjanë modestinë: Jam trajneri i dytë më i mirë në botë

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliç ka bërë një punë të shkëlqyer me ekipin kroat të cili e dërgoi deri në finalen e Moskës por nuk arriti ta fitonte. Menjëherë pas kësaj humbjeje të shumtë ishin ata që kërkonin largimin e trajnerit dhe ai duket se e ka marrë këtë vendim.

zlatko dalic

Ndërkohë 51-vjeçari e ka lënë totalisht mënjanë modestinë e tij duke deklarua: “Ju pëlqen apo jo, jam trajneri i dytë më i mirë në botë”, tha Daliç për median kroate-dhe paga prej 5 milionë Dollarë në vit për trajnerin e dytë më të mirë është shumë e ulët. Paraja është e rëndësishme për të gjithë, por për mua nuk është motivuesja kryesore”.