“Çunat e rinj nuk i dinë manovrat”, Bellaj me peng pas humbjes: Elbasani ekipi më i mirë për…
Trajneri Arjan Bellaj foli pas humbjes 2 me 1, që Vora pësoi ndaj Elbasanit.

“Më vjen gjynah se japin shpirtin çunat. Hëngrëm golin me goditje standarde, gabim rreshtimi që duhet ta shikoj. Arritëm të ekuilibrojmë ndeshjen, nuk e lamë Elbasanin në kundërsulme. Elbasani është ekipi më i mirë në Shqipëri në tranzicionet e shpejta. Arritëm të barazojmë me Kasallën.
Mua më vjen keq për ndërrimet e detyruara të Shehit dhe Bajramajt. Shehi do na mungojë për 1 muaj e gjysmë. Çunat e rinj nuk i dinë manovrat, janë të rinj, nuk janë futur në tranzicionet, mekanizmat. Nuk u vë faj. Me Elbasanin luanim, janë lojtarë më me eksperiencë. Kur prish ekuilibrat në ekip, sigurisht që do kishim atë që pamë në fushën e lojës. Elbasani hypi shumë lart.
Disa kishin problem me gjendjen fizike, nuk dua të justifikohem, kishim 5-6 lojtarë më viruse. Repaj, Tabaku dhe Ruzgis, nuk janë stërvitur. Nuk është justifikim. Duhet të gjejmë më shumë forcë. Të jemi 100%. Të jemi për ndeshjet në vazhdimësi. Na duhen pikët ose të marrim fitore se kemi dy humbje, një fitore dhe katër barazime në shtatë ndeshje”, u shpreh Bellaj për “RTSH”.
PANORAMASPORT.AL













