Çuditë e futbollit shqiptar, kompanitë e basteve publikojnë koeficientë “të çmendur” për Superioren
Abissnet Superiore do të kthehet nesër me javën 34 të saj. Të gjitha ndeshjet janë programuar prej orës 16:00, ndërsa mund të vendosin shumë për fatet e sezonit.

Kompanitë e basteve ndërkohë kanë çuditur me koeficientët, duke injoruar ekipe si Elbasani dhe Partizani që janë në garë për objektiva të rëndësishëm. Vora dhe Flamurtari shfaqen dukshëm favoritë, edhe pse luajnë respektivisht ndaj Elbasanit dhe Partizanit. Një ditë para ndeshjes, projektohen fitoret e tyre surprizuese.
Në anën tjetër pritet edhe rikthimi i Vllaznisë te fitorja, ndërsa justifikohet pasi luan me Bylisin. Teuta është paksa më favorite se Tirana, por me koeficientë që qëndrojnë brenda logjikës së kampionatit.
I çuditshëm është po ashtu fakti se ndeshja Dinamo-Egnatia nuk është kuotuar. Bëhet fjalë për të vetmen nga të pestë ndeshjet, për të cilën aktualisht nuk lejohet që të vendosësh bast.

PANORAMASPORT.AL













