Çudia me trajnerin e ri të Tiranës, Mile vendos të tregohet drastik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 30, 2025 | 17:21

Çudia me trajnerin e ri të Tiranës, Mile vendos të tregohet drastik

Tirana ka trajner, por ende Vangjel Mile nuk ka thënë një fjalë. Ndonëse pritej që para nisjes së fazës përgatitore trajneri të prezantohej para gazetarëve, një gjë e tillë nuk ndodhi.

mile

Edhe pse gazeta kërkoi një prononcim të tij, sërish ai nuk pranoi. Edhe klubi ka qenë hermetik për deklaratat e mundshme, ndonëse janë afruar 7 futbollistë dhe trajneri.

Për t’u parë është çështja e drejtorit sportiv, por me shumë mundësi klubi do të vazhdojë të drejtohet si tani, nga Grent Halili. Bardheblutë dje kanë nisur përgatitjet në fazën përgatitore. Skuadra është spostuar në Greqi, ku do të qëndrojë deri më datën 9 gusht.

PANORAMASPORT.AL