ÇIKLIZËM/ Xhiro e Italisë, edicioni i 109-të nis me rrëzim masiv. Magnier fiton etapën e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2026 | 11:23

ÇIKLIZËM/ Xhiro e Italisë, edicioni i 109-të nis me rrëzim masiv. Magnier fiton etapën e parë

Xhiroja e Italisë nisi dje edicionin e 109- të në Bullgari me një etapë spektakolare dhe dramatike mes Nesebarit dhe Burgasit (147 km). Etapa e parë, e projektuar për sprinterët, u karakterizua nga ritëm i lartë, tension i madh dhe një aksident masiv në kilometrat e fundit.

dsg

Që në fillim të garës, peletoni tregoi nervozizmin tipik të tureve të mëdha, me skuadrat që luftonin për pozicionim. Shkëputja e parë e kësaj Xhiroje u formua nga Diego Pablo Sevilla dhe Manuele Tarozzi, të cilët morën kontrollin në kilometrat e para.

Sevilla u shpërblye për paraqitjen e tij duke fituar fanellën blu të malores pas pikëve të marra në ngjitjen Cape Agalina. Pelotoni mbajti gjithçka nën kontroll gjatë pjesës më të madhe të etapës, ndërsa favoritët e klasifikimit të përgjithshëm shmangën rreziqet. Në sy ra edhe pozicionimi i kujdesshëm i Jonas Vingegaard, i cili qëndroi larg kreut të grupit. Momenti më dramatik ndodhi në tre kilometrat e fundit, kur një rrëzim masiv përfshiu disa çiklistë teksa sprinti final po përgatitej me shpejtësi të madhe.

Pamjet nga Burgasi treguan kaos dhe panik në asfalt. Në mes të këtij konfuzioni, francezi Paul Magnier përfitoi nga hapësira e krijuar dhe realizoi një sprint të fuqishëm për të fituar etapën e parë të Xhiros së Italisë 2026. Me këtë sukses, çiklisti i skuadrës Soudal veshi edhe fanellën e parë rozë të këtij edicioni. Sot do të jetë radha e etapës së dytë, Burgas – Veliko Tarnovo (221km).5

PANORAMASPORT.AL