ÇIKLIZËM/ U thye në krono, Pogaçar: Goditje e fortë që dhemb
Tadej Pogacar përfundoi i katërti në Kampionatin Botëror të Çiklizmit në garën e kronometrit që u zhvillua të dielën në Kigali të Ruandës.

Një event ku slloveni përjetoi një zhgënjim të madh, pasi u arrit nga kampioni, Remko Evenepoel, vetëm dy kilometra para përfundimit të garës. Slloveni nuk e fshehu frustrimin e tij për rezultatin, megjithatë ai u tregua sportive, duke përgëzuar rivalin belg, të cilin e quajti “shumë të shpejtë” dhe “të jashtëzakonshëm” në këtë disiplinë.
“Sigurisht që më dhemb që më kaloi. Është një goditje e fortë, por është Remko. Ai është shumë i shpejtë dhe tregon se sa i mirë është në këtë disiplinë. Vetëm mund të heq kapelen dhe të njoh fitoren e tij të jashtëzakonshme”, tha Pogaçar pas përfundimit të garës. Slloveni shprehu keqardhje që ishte jashtë podiumit për më pak se dy sekonda, një detaj që i la një shije akoma më të hidhur: “Nëse do të dija që isha kaq afër, ndoshta do të kisha gjetur një motivim shtesë”.
Kampioni në fuqi i Turit të Francës, provoi ta kalon te me humor për të ulur dramatizmin e humbjes, e cila erdhi pikërisht në ditën me ditëlindjen e tij të 27-të. “Vitin e kaluar fitova Kampionatin Botëror në ditëlindjen e vëllait tim. Këtë herë nuk doja t2i bëja vetes asnjë dhuratë”, tha ai duke qeshur. Pogaçar shpjegoi gjithashtu se përgatitja e tij nuk kishte qenë në kushtet më ideale për këtë garë. Një sëmundje gjatë udhëtimit të tij në Kanada i pamundësoi të përfundonte trajnimin specifik me biçikletën e kronometrit.
“Nuk do të them që e kam lënë pas dorë këtë garë, por duhet të kaloj disa seanca kyçe. Duhej të isha në Kanada duke menduar për garën e rrugës të Kampionatit Botëror”, shpjegoi ai. Pavarësisht këtyre vështirësive, slloveni siguroi se ishte “i kënaqur” me përpjekjet e tij dhe tashmë shikon përpara me optimizëm. “Me disa trajtime më të vështira, do të jem gati për garën në rrugës dhe mezi e pres ditën që të konkurroj”, përfundoi Pogaçar, duke u fokusuar tashmë 100% në garën e rrugës në Botëror, e cila do të mbahet të dielën në Ruandë.
ARTIN LLESHAJ-PANORAMASPORT.AL













