ÇIKLIZËM/ Turi i Kosovës, Agricola fiton etapën e dytë dhe merr kryesimin
Turi i Kosovës ka zhvilluar dje etapën e dytë të aktivitet, me itinerar Morinë – Hani i Elezit për një distancë prej 144 kilometrash.
Gara u fitua nga holandezi Daniej Agricola, i cili regjistroi kohën 3:16:37, duke lënë pas në vend britanikët Rowan Baker (+10 sekonda) dhe Edwan Morgan (+18 sekonda). Me këtë sukses çiklisti i skuadrës Wielerploeg Groot Amsterdam ka marrë edhe fanellën e verdhë të liderit, duke kryesuar me 19 sekonda nga Baker dhe me 30 sekonda nga Morgan.
Për sa u përket çiklistëve të Shqipërisë, rezultatin më të lartë në etapën e djeshme e shënoi Lukas Sulaj Kloppenborg, i renditur i nënti me 1 minutë e 37 sekonda nga kreu.
Në renditjen e përgjithshme ekipore britanikët e MyPad Racing powered by Discovery Properties mbajnë vendin e parë, ndërsa Kombëtarja e Shqipërisë renditet e katërta me 6 minuta e 36 sekonda nga kreu. Sot do të jetë radha për etapën e tretë dhe të fundit, Hani i Elezit – Morinë (156.7 km).
PANORAMASPORT.AL













