ÇIKLIZËM/ Trofeu “Kalaja e Petrelës”, shpallen fituesit e 2025-ës
Federata Shqiptare e Çiklizmit organizoi të shtunën në rrugët piktoreske të Kalasë së Petrelës edicionin e radhës të trofeut “Kalaja e Petrelës”.

Në këtë aktivitet morën pjesë të gjitha ekipet shqiptare të çiklizmit, si dhe ekipi mik nga Mali i Zi, Buna Ulqin. Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për garën e zhvilluar me pasion dhe ndjenjë të lartë “Fair Play”. Ai vlerësoi gjithashtu kontributin e Policisë së Shtetit, e cila, si çdo herë tjetër, garantoi mbarëvajtjen dhe sigurinë e aktivitetit sportiv.

Ndërsa theksoi mbështetjen dhe bashkëpunim, duke nisur nga Këshilli i Qarkut Tiranë, për të vijuar me Ministrinë e Turizmit Kulturës dhe Sporteve si dhe Komitetin Olimpik. Në fund u zhvillua edhe ceremonia tradicionale, ku u vlerësuan më të mirët e aktivitetit për secilën kategori.
PANORAMASPORT.AL













