Çiklizëm/ Kamberaj shkëlqen në Etapën 3, Agricola fiton Turin e Kosovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2025 | 21:03

Çiklizëm/ Kamberaj shkëlqen në Etapën 3, Agricola fiton Turin e Kosovës

Turi i Kosovë, një garë tashmë prej disa vitesh në kalendari zyrtar të UCI-t, ka mbyllur të shtunën me etapën e tretë, edicionin e vitit 2025, duke shpallur edhe më të mirët e aktivitetit.kamberajEtapa e tretë, Hani i Elezit – Morinë, me distancë 156.6 km, dhuroi gëzim për ekipin e kuqezi, pasi pa të triumfonte çiklistin e Kombëtares së Shqipërisë, Valentino Kamberajn, i cili shkëlqeu në sprintin final, për të merituar suksesin me kohën 3:36:46. Një paraqitje shumë e mirë nga 20-vjeçari i talentuar kuqezi, i cili tashmë ka nisur që ta thotë fjalën e tij edhe në garat për të rritur.

Ndërkohë, për sa i përket klasifikimit të përgjithshëm, kampion i Turit të Kosovës 2025 u shpall holandezi Danijel Agricola. Çiklisti i skuadrës Wielerploeg Groot Amsterdam regjistroi kohën totale 9:52:00, duke lënë pas dy britanikët e skuadrës MyPad Racing powered by Discovery Properties, Rowan Baker (+17 sekonda) dhe Edward Morgan (+29 sekonda), përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë. Për sa i përket çiklistëve të Shqipërisë, pozicionimin më të lartë e arriti, Valentino Kamberaj, i dhjeti, me 2 minuta nga kreu.

Ndërkohë, duke kaluar në renditjen ekipore, vendin e parë e zuri skuadra britanike, MyPad Racing powered by Discovery Properties. Shqipëria u klasifikua në vendin e katërt, me 6 minuta e 36 sekonda distancë kohore nga kreu. Çmime të tjera në këtë event ishin edhe klasifikimi i pikëve, i fituar nga britaniku Dylan Hicks, apo vlerësimi për të riun më të mirë, që shkoi gjithashtu për 19-vjeçarin holandez Agricola, fitues edhe të klasifikimit të përgjithshëm. Në Turin e Kosovës morën pjesë 15 ekipe me 118 çiklistë gjithsej, të cilët dhuruan një garë të bukur për 3 ditë me radhë, me këtë eveniment që është shndërruar një ndalesë fikse në kalendarin ndërkombëtar të garave të çiklizmit.78PANORAMASPORT.AL