ÇIKLIZËM/ Gjerësia e gomës bën diferencën, “VAR”-i ndryshon podiumin pas 9 ditësh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2026 | 14:24

ÇIKLIZËM/ Gjerësia e gomës bën diferencën, “VAR”-i ndryshon podiumin pas 9 ditësh

Gara “Klasikja e Almerias” ende kishte llogari të hapura. Nëntë ditë pas sprintit masiv që kurorëzoi Biniam Girmay përpara Milan Fretin, organizatorët korrigjuan vendin e tretë. Aty ku fillimisht u shfaq Matteo Moschetti, tani figuron Dylan Groenewegen.121Mbërritja në finish la dyshime që në shikimin e parë. As fotografia fillestare nuk e sqaroi plotësisht situatën, ndonëse me sy të lirë dukej e qartë beteja për shkallën e fundit të podiumit. Në transmetim të drejtpërdrejtë, gjyqtarët e renditën të tretin Moschettin, nga ekipi zviceran “Q36.5 Pro Cycling”, ndërsa të katërtin Groenewegenin, yllin e “Unibet Tietema Rockets”.

Diferenca ishte mikroskopike dhe debati shpërtheu menjëherë. Rrota e përparme e holandezit mezi dallohej në imazhin origjinal, çka e anoi peshoren në favor të italianit. Por çështja mbeti e hapur. Një rikonstruktim i detajuar i mbërritjes lejoi rregullimin e këndit të fotografisë dhe matjen me saktësi milimetrike të momentit të saktë të sprintit final. Verdikti ndryshoi: Groeneëegen e kaloi Moschettin me centimetra, ekzaktësisht me gjerësinë e gomës.

Nuk u dhanë shumë detaje mbi procesin teknik apo mbi vonesën e vendimit. Komunikata ishte e drejtpërdrejtë: vend i ri i tretë, klasifikim i ri. Për ekipin e drejtuar nga Bas Tietema, lajmi erdhi si një dhuratë e papritur. Ky është podiumi i shtatë i sezonit për strukturën franceze dhe përkthehet në njëzet pikë shtesë UCI në përpjekjen për t’u konsoliduar në çiklizmin profesional.

Nga kampi i tyre nuk mungoi as ironia: “Ende nuk i keni hedhur poshtë ato podiume?”, një thumbim ndaj skuadrës zvicerane të prekur nga korrigjimi, ndërsa në Almeria ende jehon sprinti i vendosur nga gjerësia e një rrote.

PANORAMASPORT.AL