Brdariç kërkon një zgjidhje, dilema për zëvendësuesin e një titullari ndaj Egnatias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2025 | 22:38

Brdariç kërkon një zgjidhje, dilema për zëvendësuesin e një titullari ndaj Egnatias

Vllaznia do të ketë një mungesë të sigurt në ndeshjen e radhës kundër Egnatias dhe ai është Eslit Sala. Mesfushori ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe për këtë fakt do jetë i pezulluar për duelin ndaj rrogozhinasve.

VLLAZNIA

Megjithatë tek kuqeblutë duket se i kanë marrë “masat” për zëvendësuesin e 24- vjeçarit në mesfushë. Kështu si titullar në këtë repart nëse nuk do të ketë surpriza do të jenë Krymi dhe Deliu. E ndërsa për zëvendësuesin e Salës aktualisht më i avantazhuar duket Klinti Qato. Me kuçovarin që ka kaluar edhe dëmtimin dhe është në 100% të formës fizike.

Por një alternativë tjetër duket se është edhe Kahrimanoviç, ku edhe kroati është kthyer para pak ditësh nga një dëmtim disa javor. Një tjetër alternativë në mesfushë ngelet edhe Esat Mala. Me ish-futbollistin e Partizanit që mund të pozicionohet në një rol tjetër, duke lënë kështu hapësirë për Çobën ose Grudën në të djathtë të sulmit kuqeblu.

PANORAMASPORT.AL