Braziliani nuk “ndezi” dhe anësori 25-vjeçar s’përmbushi pritshmëritë, ja dy dështimet e verës te Partizani
Një nga afrimet më të rëndësishme për Partizanin në merkaton e verës ishte Viktor Da Silva, kjo edhe për shkak se 31-vjeçari e njihte mirë ambientin e të kuqve pas eksperiencës me kryeqytetasit në sezonet 2022-2023 dhe 2023-2024, por edhe përvojës së tij në Shqipëri me Vllazninë e më pas me Bylis.

Megjithatë, braziliani nuk “ndezi” për asnjë moment duke dalë jashtë planeve të trajnerit Oltion Kërnaja, me drejtuesit e klubit që vendosën të ndajnë rrugët me lojtarin në këtë merkato të janarit.
Ndërkohë, një tjetër futbollist që nuk përmbushi pritshmëritë e drejtuesve dhe ambientit të kuq është Xhudah Garcia. Anësori 25-vjeçar u afrua te Partizani në verë nga klubi i AEK-ut të Athinës, aty ku aktivizohej në skuadrën B të grekëve. Megjithatë, me Partizanin lojtari nga Trinidad dhe Tobago numëroi vetëm nëntë paraqitje në kampionat dhe dy paraqitje në Kupat e Europës, por pa lënë gjurmë.
Kështu, ashtu siç edhe në rastin e Viktor Da Silvës, Partizani e largoi Garcian këtë merkato duke ndërprerë para kohe marrëveshjen.
PANORAMASPORT.AL













