Botëror rekordesh për minutat shtesë, por sot e ka radhën gjyqtari nga Zambia që i mbyll ndeshjet para kohe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2022 | 14:05

Botëror rekordesh për minutat shtesë, por sot e ka radhën gjyqtari nga Zambia që i mbyll ndeshjet para kohe

Ndeshja Belgjikë-Kanada, e vlefshme për Grupin F të Botërorit “KATAR 2022” do të luhet sonte në mbrëmje. Sfida do të arbitrohet nga gjyqtari nga Zambia, Xhani Sikazue.

96

Rikujtojmë se Sikazue mbahet mend për gabimin që bëri në ndeshjen Tunizi-Mali në sfidën e Kupës së Kombeve të Afrikës 2021. Ai sinjalizoi fundin e ndeshjes në minutën e 85-të, duke i dërguar të gjithë në dhomat e zhveshjes, por pas disa minutash ai i riktheu futbollistë në fushë.

Të shohim nëse arbitri do të përsëris të njëjtin gabim në sfidën e orës 20:00.

Në këtë Botëror deri tani, janë vendosur rekorde përsa i përket minutave shtesë.

PANORAMASPORT.AL