Blutë me një të pezulluar, lajme të mira nga infermieria. Ja formacioni anti-Egnatia
Dinamo do të luajë sot ndeshjen e javës së 25-të ndaj Egnatias në transfertë, ku edhe do të synojë që të rikthehet te rezultatet pozitive.
Sa i përket skuadrës, Daja ka marrë lajme të mira nga infermieria dhe të gjithë lojtarët janë në dispozicion edhe pse pritet që të mos i rrezikojë ata që ishin të dëmtuar nga minuta e parë. Kështu, Aliji dhe Nani me shumë gjasa do ta nisin sfidën nga stoli, teksa në portë pritet të jetë titullar Teqja, i ndihmuar nga Ismaili në të djathtë e Neziri në të majtë.
Në qendër, dyshja Teikseira-Dita do të marrin fanella titullari. Sa i përket mesfushës, Gudiabi rikthehet pas pezullimit dhe do të zërë vendin e Qardakut që ka plotësuar numrin e kartonëve, ndërkohë që fanella titullari pritet të ketë edhe për Qefalinë dhe Vilën.
Në sulm, pritet që të jetë Mustafa si qendërsulmues, i ndihmuar nga Guindo në të djathtë e Bregu në të majtë.
PANORAMASPORT.AL













