Bie presioni te Partizani, vetëm një në infermieri
Partizani fitoi me Skënderbeun dhe tashmë i rezervohen disa ditë pushimi të qeta mendërisht, përpara sfidës kundër Teutës të dielën në stadiumin “Arena e Demave”.

Këto ditë do të shfrytëzohen nga trajneri Abilaliaj për të përmirësuar manovrën si dhe për të përmirësuar sidomos aspektin mbrojtës, ku gabimet nuk munguan edhe kundër Partizanit. Gjithsesi, defensiva me katër me Atanaskoskin e Janjevën në krahë u duk se funksionoi më mirë se me pesë.
Sa i përket situatës fizike, probleme ka vetëm për Bytyçin, i cili vijon rikuperimin i veçuar dhe nisur nga dëmtimi që ka pësuar, është në rrezik edhe sfida me Teutën.
Nga ana tjetër, Domgjoni ka shlyer pezullimin e kartonit të kuq dhe pritet të jetë i gatshëm. Të gjithë të tjerët janë në dispozicion të Abilaliajt dhe pjesës tjetër të stafit.
PANORAMASPORT.AL













