Bie alarmi për titullarin e Partizanit, Gudjufi i vetmi i dëmtuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2025 | 23:42

Bie alarmi për titullarin e Partizanit, Gudjufi i vetmi i dëmtuar

Pas tri ditësh pushim, Partizani do të kthehet në stërvitje për të nisur përgatitjet për ndeshjen kundër Dinamos, pas pauzës së kombëtareve. Te të kuqtë gjërat kanë shkuar mirë sa u përket dëmtimeve, por Kote i ka prishur jo pak planet në ndeshjen e djeshme kundër Teutës.

Partizaniiii

Mbrojtësi ka një problem fizik të mbartur, por duket se fatmirësisht nuk është asgjë serioze. Ai dje ka marrë pjesë në grumbullimin e kombëtares U-21. Ai ka shfaqur vetëm një shqetësim prej lodhjes fizike, që duket se ka kaluar. Gjithsesi, në Kombëtare i riu do të jetë nën monitorim.

Sakaq, edhe Bytyçi e ka kaluar tërheqjen muskulore dhe i është bashkuar në stërvitje Kombëtares së madhe. I vetmi me shqetësime mbetet Besar Gudjufi, i cili nuk është thirrur as në Kombëtaren U-21 me siguri prej këtij shqetësimi.

Pjesa tjetër e skuadrës janë të gjithë të shëndetshëm dhe në kthim do të vijojnë normalisht përgatitjet, pa përfshirë vetëm Koten, që është thirrur te përfaqësuesja U-21. Lajm i mirë për të kuqtë është fati se Bintsuka nuk do t’i bashkohet Kongos. Kjo përfaqësuese nuk do të luajë për shkak të një sanksioni nga FIFA dhe një problemi mes Ministrisë së Sportit dhe federatës së këtij vendi.

PANORAMASPORT.AL