Betejat direkte/ Partizani në “pritë”, sezoni kalon nga Egnatia
Partizani po bën një gjysmë jo të mirë të sezonit, që ka ardhur në pikën kulminante, ku edhe vendoset gjithçka.

Dy nga ndeshjet më të rëndësishme mund të quhen ato kundër Egnatias. E para do të jetë të shtunën, ku Partizani do të luajë ndeshjen e radhës në kampionat, ku Elbasani është vetëm 1 pikë larg dhe fitoret tashmë janë më shumë se detyrim.
Egnatia në kampionat i ka gjërat në terezi, por kundër “Demave” në vitet e fundit ka nisur një rivalitet mjaft i fortë dhe rrogozhinasit kërkojë të hakmerren edhe për atë humbje në gjysmëfinalen e parë të Kupës kundër “Demave”.
Më pas të kuqtë sfidojnë Bylisin në kampionat, për t’u kthyer sërish në betejat me Egnatian, ku do të vendoset finalisti i Kupës së Shqipërisë. Sfidën e parë të kuqtë e fituan me shifra minimale. Me pak fjalë, dy objektivat e mëdhenj të Partizanit kalojnë pikërisht nga Egnatia. Nëse ia dalin mbanë në këto dy sfida, misioni kalon dhe gjërat bëhen pak më të lehta. Fakti është se vështirësitë janë mjaft të mëdha.
PANORAMASPORT.AL













