Postuar: Tetor 15, 2015 | 11:27
Berat Gjimshiti në fokusin e italianëve
Talentet shqiptarë janë vazhdimisht në vëzhgimin e mediave dhe klubeve italiane. I fundit që iu shtua kësaj liste është mbrojtësi i arsdhur së fundmi në gjirin e ekipit kombëtar, Berat Gjimshiti. Gazeta “Corriere dello Sport” në seksionin “Zbuluesi i talenteve” vlerëson mbrojtësin e qendrës, që u shndërrua në protagonist në fazën e fundit të kualifikueseve.
Gjimshiti vlerësohet për forcën fizike me gjatësinë 1 metër e 90 centimetra, por edhe për faktin se përveçse në qendër, mund të luajë pa probleme edhe si mbrojtës krahu. Gazeta italiane thekson gjithashtu se lojtarit të Zyrihut i përfundon kontrata me klubin më 30 qershor 2016 dhe ky mund të jetë një rast mjaft i mirë në merkato për klubet italiane.













