Berat Gjimshiti, mesazh për “ujqërit”: Jeni ju fituesit e vërtetë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2017 | 11:50

Berat Gjimshiti, mesazh për “ujqërit”: Jeni ju fituesit e vërtetë!

Me mbylljen e sezonit të rregullt në Serinë B, është mbyllur edhe aventura e Berat Gjimshitit te Avelino, skuadër ku ishte dhënë në huazim nga Atalanta që zotëron kartonin e tij. Mbrojtësi shqiptar, i cili ishte një nga pikat më të forta të kësaj skuadre duke e ndihmuar të siguronte mbijetesën, do të kthehet përsëri në klubin e Serisë A.

gjimshiti3

Por më parë, ai ka dashur të përshëndesë tifozët e zjarrtë të Avelinos, nëpërmjet një postimi në Instagram, duke i falënderuar për mbështetjen e tyre dhe duke i uruar klubit që mban nofkën “ujqërit” sa më shumë suksese.

gjimshiti instagram

Postimi i Gjimshitit

“Të dashur tifozë, drejtues, shokë skuadre dhe trajnerë. Vitin e kaluar, i këshilluar nga familjarët dhe menaxherët e mi, vendosa të vija tek Avelino pa e ditur me saktësi se ku ndodhej, për të luajtur!

gjimshiti

E dija që do të ishte një luftë deri në fund dhe kështu ishte. Munda të zbuloj Serinë B, trysninë që duhej fituar çdo duel, pasi çdo pikë e marrë vlen në fund!

gjimshiti1

Në nivel futbollistik kam bërë disa progrese dhe mendoj se jam përmirësuar. Në nivelin personal, kam zbuluar një vend fantastik, me njerëz shumë mikpritës dhe një publik të jashtëzakonshëm që nuk dorëzohet kurrë!

gjimshiti

Jeni ju fituesit e vërtetë! Ndaj FALEMINDERIT të gjithëve me zemër, Avelino do të mbetet gjithmonë në kujtimet e mia! Forca ujqër. Shihemi së shpejti, i juaji, Berat Gjimshiti”.