BASKETBOLL/ Tris titujsh, Besëlidhja shpallet kampione. Lezhjanët likuidojnë me 3 finale Tiranën në “play off”
Besëlidhja mbetet kryefjala në basketbollin shqiptar. Për të tretin vit radhazi lezhjanët janë shpallur kampionë të Shqipërisë, duke vijuar kështu diktatin e tyre në sportin e koshit.
Skuadra e drejtuar nga Afrim Bilali i mbylli llogaritë me 3 takime në finalet “play off” kundër Tiranës, për të mbrojtur fronin dhe për të kurorëzuar një tjetër sezon me tripletën e trofeve, pasi më parë kishin fi tuar Kupën dhe Superkupën. Finalja e zhvilluar dje në “Asllan Rusi” certifi koi titullin për Besëlidhjen, e cila arriti të triumfonte me rezultatin treshifror 103-84. Nga ana tjetër, bardheblutë provuan të qëndronin në garë, por lezhjanët u treguan më të zotë dhe ishin një ekip më i kompletuar.
NDESHJA – Besëlidhja startoi me tre lojtarë shqiptarë, Hysajn, Alimanin dhe Frenki Lilajn, ndërsa Edmonds dhe Stikes plotësuan pesëshen. Në kampion bardheblu, trajneri Erkand Karaj e nisi me Richard Lilaj, Skëndaj si dhe me amerikanët Jeffers, Williams dhe Massie. Besëlidhja e nis mirë duke u shkëputur me 9 pikë, por kryeqytetasit u afruan, me periodën e parë të mbyllur 24-23 për lezhjanët. Ekipi verior mori çerekun e dytë 30-26, duke kryesuar 54-49 pas 20 minutash lojë. Perioda e tretë nuk ndryshoi asgjë, e mbyllur 21-21, me rezultatin e përgjithshëm 75-70 pas tri periodash.
Besëlidhja u fut furishëm në periodën e katërt, aty ku dhe e rrëzoi në tapet rivalin, duke e marrë fraksionin 28-14, për të vulosur fi toren fi nale me +19 pikë. Më tej kishte vend për festën e merituar të skuadrës lezhjanë, e cila fi nalizon një sezon fantastik, ndërsa presidenti i FSHB-së, Avni Ponari, u dorëzoi trofeun e kampionëve.
Ndërkohë, çmimi MVP shkoi për Trey Edmonds, protagonist me dopietë dyshifrore. Amerikani i lezhjanëve regjistroi 24 pikë, 12 kërcime dhe 3 asistime, mbështetur nga Hysa me 17 pikë, 5 kërcime e 7 asistime si dhe Lilaj me 15 pikë e 7 kërcime. Në radhët e Tiranën vetëm amerikanët shkuan në dopioshifër pikësh, Willimas (26), Jeffers (21) dhe Massie (15), por që kishin vetëm vlerë statistikore.


PANORAMASPORT.AL













